“We are what we repeatedly do. Excellence then, is not an act, but a habit.” – Aristotle

Stafi ynë

Së bashku për drejtësi.

Rreth Nesh

Burim Halili

AVOKAT

  Studimet themelore i ka përfunduar gjatë viteve 2003-2007, ndërsa në periudhën 2008-2010 ka kryer edhe studimet Master, duke marrë kështu titullin LLM në Juridik. Në të njejtën kohë, ka ndjekur edhe praktikën 1 vjeçare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Tutje Z. Halili në vitin 2011, ka filluar punën në kuadër të projektit SADD të USAID-it, e deri në Qershor të vitit 2012. Për më tepër ka qenë pjesë e shumë trajnimeve dhe seminareve nga fusha e sundimit të ligjit.

Provimin e jurisprudencës me sukses e ka kryer në vitin 2016, pas përfundimit të së cilit është licencuar si Avokat në kuadër të Odës së Avokatëve të Republikës së Kosovës, ku edhe sot e kësaj dite e ushtron këtë profesion, me ç’rast kontributin e tij ndër vite, e ka dhënë në Sistemin e Drejtësisë.

Nga 8 Gushti i vitit 2012 Z. Halili ka themeluar Kompaninë “Access” e cila ofron Shërbime Juridike dhe për Patundshmëri. Si rezultat i punës së palodhshme të tij, Kompania “Access” me shërbimet e saj profesionale dhe të specializuara, ka bërë që të fitoj besimin e një numri shumë të madhë të klientëve, të zgjeroj fushëveprimtarinë e saj, si dhe të ofroj asistencë ligjore edhe në sektorin e patundshmërive, duke u ngritur kështu në piedestalin e Kompanive më të suksesshme në vendin tonë.

Liridona Krasniqi

Bashkëpunëtore Profesionale

 

 

Ka përfunduar studimet Bachelor në vitin 2018 dhe Master në vitin 2022 në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.Gjatë periudhës 2018-2019 ka qenë e angazhuar si praktikante pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, e po ashtu pjesë e organizatave të ndryshme joqeveritare, trajnimeve, seminareve dhe aktiviteteve të tjera.

Liridona për 3 vite radhazi ka punuar si Asistente Ligjore në Zyre avokatie, me ç’rast ka përfaqësuar klient në konteste të ndryshme në gjykatë, duke i’u mundësuar sukses të lartë në realizimin e të drejtave të tyre. Që nga viti 2022 i është bashkangjitur zyrës ton, në Pozitën Bashkëpunëtore Profesionale dhe pas disa muajsh pune të suksesshme, është caktuar Udhëheqëse e Zyrës Ligjore.

Në muajin Shkurt 2023 ka dhënë Provimin e Jurisprudencës, ndërsa tani është në proces të licencimit për avokate.

Liridona shquhet për angazhimin, gadishmërinë, aftësitë analitike dhe përgaditja e saj profesionale, gjë që ngrit kapacitetet e zyres ton në ofrimin e shërbimeve juridike.

Kaltrinë Hyseni

Zyrtare ligjore

–    Kaltrinë Hyseni është juriste e diplomuar në nivelin Bachelor në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Së fundmi është punësuar në zyrën tonë në pozitën e Zyrtares Ligjore.

Kaltrina merr pjesë rregullisht në trajnime vendore dhe ndërkombëtare për të rritur aftësitë e saj akademike dhe profesionale. Gjithashtu gjatë studimeve ka qenë pjesë e shumë trajnimeve, vizitave studimore jashtë vendit, praktikave si monitoruese gjyqësore etj, si dhe aktualisht është pjesë e Qendrës për Studime Klinike në Fakultetin Juridik.

Ka përfunduar trajnimin “Training of trainers for lawyers” me ç’rast është çertifikuar si trajnere për avokatët.

Vullneti dhe interesimi i Kaltrinës për të bërë një karrierë të bujshme, sa i përket çështjeve profesionale në fushën e jurisprudencës, i shton vlerë punës në zyrën tonë.

Bëhuni pjesë e suksesit tonë.